Në universitetet shqiptare ka nisur edhe procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit.
Sipas ligjit në fuqi bordi përbëhet nga shtatë anëtare, një prej të cilëve përzgjidhet nga vetë studentët e institucionit të arsimit të lartë e më pas ministria e arsimit emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga studentët.
Ish boksieri dhe pedagogu në Universitetin e Sporteve dr. Sead Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se është zgjedhur më i preferuari nga studentët për të qenë anëtar bordi si përfaqësues i tyre.
“Falenderoj me shpirt té gjithe STUDENTET e Universitetit tè Sporteve tè Tiranes qè besuat tek une dhe mè renditet tè 1 me votat tuaja nè pèrzgjedhjen pèr “Anetar Bordi Pèrfaqèsues i Studenteve”. Nese Ministria vendos tè zbatoje vullnetin tuaj tè lirè duke mè emeruar, premtoj qè do tè bèj mè tè mirèn pèr ju”, shkruan Bushati.