Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me emrin e fituesit nga dueli mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.
Të dy këta janë kampionë bote dhe pritet që në mars të zhvillojnë një sfidë që do të unifikojë titujt e këtij Divizioni.
Wilder tha se fitues i kësaj sfide del boksieri që do të arrijë të “mashtrojë” më shumë gjyqtarin.
“Nuk e di se kush fiton, pasi për mua është një duel ku secili nga boksierët ka 50% shanse për ta fituar atë.
Varet se cili prej tyre bën më shumë lëvizje mashtruese në ring”, u shpreh Wilder.
“Për mua kjo do ta bëjë diferencën, ai që do të mashtrojë më shumë në ring”, tha Wilder, që në të shkuarën ka dueluar 3 herë ndaj Tyson Fury, duke barazuar sfidën e parë dhe humbur dy të tjerat.
Si Fury ashtu dhe Usyk janë të pamposhtur në karrierën e tyre dhe pritet që brenda janarit të zyrtarizojnë duelin e madh