Islam Makhachev ka ruajtur me sukses titullin e kampionit të botës në UFC në divizionin e peshave të lehta.
Ai triumfoi ndaj Alex Volkanovskit me vendim unanim të gjyqtarëve.
Pas pesë raundeve nuk pati fitues dhe vendimi u takoi gjyqtarëve, të cilët e shpallën Makhachevin fitues.
Kësisoj, ai po e vendos dalëngadalë emrin e tij në librat e historisë të sportit të UFC-së.