Ish boksierët e mirënjohur, Fatmir Makolli dhe Qamil Hashani, sot jetojnë në Kosovë por në qytetet e ndryshme.
Makolli jeton e vepron në Prishtinë, ndërsa Hashani në Ferizaj.
Në fund të viteve të 80-ta, Hashani dhe Makolli, u përballen në ring.
Makolli boksonte për klubin më të madh shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.
Hashani boksonte për Pelisterin e Manastirit dhe u përballen në ring kundër njëri – tjetrit në fund të viteve të 80-ta, një meç që sot e asaj dite është në kujtesën e Hashanit.
Të dielën që e lamë pas, patën një takim Makolli - Hashani, kujtuan shumë gjëra të viteve të arta. ata u takuan në kuadër të turneun “Pavarësia” në boks që u organizua në Prishtinë.