Haxhi Krasniqi i ka bërë të gjitha llogaritë, do fitore dhe asgjë tjetër në përballjen e sotme ndaj belgut Timur Nikarkhoev.
Boksi është i paparashikueshëm dhe asgjë nuk i dihet në ring, ani pse Krasniqi hiqet favoritë i madh.
Meçi do të zhvillohet (Pas orës 22.00) në arenën ‘Audi Dome” në Muhih të Gjermanisë.
Krasniqi meçin e fundit e kishte ndaj Dominik Bosel ku u mposht në vitin 2021.
Ky pritet te jetë meç si pikëkthese në karrierën e Krasniqit i cili mëton që edhe një herë ta fitoje titullin e botës në kategorinë super të mesme.
Ai deri më tani ka dy breza botëror në WBO dhe IBO në boksin profesionist.
Në mbrëmjen e kampionëve, në ring dalin edhe boksierët e tjerë shqiptarë si James Craft - emri i vërtetë është Musa Avdimetaj, pastaj Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti dhe Kushtrim Tahirukaj.
Të gjitha meçet do të zhvillohen në palestrën e famshme "Audi Dome" në Munih.