Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi e ka vizituar Prekazin me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.
Ai gjendet në Kosovë pas fitores ndaj Timur Nikarkhoev një javë më parë.
Ai mbajti konferencë për media, kurse sot shfrytëzoi rastin ta vizitonte Prekazin.
“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirinë ku jeta nuk vlen asgjë pa lirin e atdheut.
Ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lëndinë varre.
Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë!”, shkroi Krasniqi.