Valentina Shevchenko nuk është më kampione e botës në peshën”flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse.
Në eventin UFC-285, zhvilluar disa ditë më parë, ajo humbi titullin në duelin ndaj Alexa Grasso. Një rezultat befasues, pasi “the bullet” Shevchenko nuk humbiste prej 9 duelesh.
Ajo ka folur për herë të parë për mediat që nga ajo humbje, duke komentuar në rrjetet sociale:
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.
Vërtet ju vlerësoj të gjithëve! Në të mirë dhe në të keq faleminderit që jeni me mua. Kohët e vështira ndërtuan njerëz të fortë.
Artet marciale janë jeta ime dhe unë do të rikthehem për revanshin e menjëhershëm më e fortë se kurrë”.
Shevchenko (23 fitore e 4 humbjer na kafaz) mbrojti me sukses titullin e saj shtatë herë radhazi përpara se të dorëzohej ndaj Grasso. “Të tilla sfida nuk të falin asnjë gabim.
Ndihem e zhgënjyee për humbje, pasi e dominova duelin, por një moment dola hoq dhe u ndëshkova.
Asnjë justifikim, vetëm punë e vështirë! Gati për të filluar gjithçka nga e para. Ju dua të gjithëve”, tha Valentina Shevchenko, një nga ikonat e MMA-së.