Donjeta Sadikut iu mohua e drejta që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Kjo e drejtë iu mohua nga shteti i Indisë, duke e mos e pajis me vizë.
Ky është turp i madh nga ana e shtetit të Indisë, e cila është hera e tretë që e pengon boksieren tonë.
Me këtë rast ka reaguar ashpër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Vendimi për ta penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Botërorin e boksit është shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare sportive.
Si një anëtare e IBA-s, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj.
Ne i bëjmë thirrje Indisë ta rishqyrtojë vendimin e saj”, ka shkruar Osmani në Twitter.