“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojrave “Feti Borova”.
Meçi kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro.
Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit afrikan Vikapita Meroro.
Meçi nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.
Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve teksa u përmirësua pas vetëm disa minutave në tapet.
Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.