Kristian Prenga dhe Samuel Crossed do të matin forcat në një ndeshje të madhe në mëngjesin e datës 25 mars.
Boksieri kuqezi, vijon përgatitjet intensive, me synimin e vetëm për të dhuruar një tjetër paraqitje të magjishme, ndaj një rivali tepër të fortë.
“Luftëtari” nga Mirdita tregon se ka punuar shumë, vetëm e vetëm që të arrijë një tjetër sukses të madh, për të gjithë shqiptarët.
Ndeshjen e datës 25 mars e pres si çdo ndeshje, por kjo sfidë ka më shumë përgjegjësi pasi janë dy tituj dhe barrën e kam shumë më të madhe. Me mua do të jenë shumë shqiptarë prezent.