Kristian Prenga do të përballet mëngjesin e së dielës me Samuel Crossed me synimin për të arritur triumfin e 13-të në boksin profesionist.
Boksieri 32-vjeçar do të zbresë në ringun e Boardwalk Hall në Atlantic City, besimplotë se do të bëjë përsëri krenar shqiptarët.
Kundërshtari i Prengës në karrierën e tij numëron 15 ndeshje, prej të cilave ka fituar 11. 7 prej fitoreve i ka mbyllur me KO. Kjo është ndeshja e parë për “luftëtarin” nga Mirdita.
Boksieri shqiptar dhe amerikani Crossed kanë kryer dhe peshimet zyrtare.