Bernardin Jakaj me zemër të madhe, ka gjunjëzuar serbin Marko Nikoliqin e Serbisë.
Në një atmosferë madhështore në Vjenë të Austrisë, të pranishëm ishin shumë bashkatdhetarë, të cilët me flamuj kombëtar, i dhanë zemër boksierit tonë, Bernardin Jakaj.
Në sallë dëgjohej edhe kënga besa – besë dhe brohoritjet UÇK, UÇK, UÇK...
Marko Nikoliq, serb, ditë me parë pati provokuar, duke sulmuar me fjalë NATO-n që e ka bombarduar Serbinë shoveniste në vitin1999.
Në rundin e tretë Jakaj godet fuqishëm serbin duke e detyruar që të bie në tokë, për faktin nuk mundi ta durojë grushtin e shqiptarit.
Ky ishte nokdaun për serbin.
Jakaj ka dominuar meçin duke i dhënë disa goditje shkatërruese serbit.
Serbi ka përjetuar një natë ferri për dhjetë runde.
Jakaj është i pamposhtur në boksin profesionist, ka 14 fitore, ndërsa Nikoliq 30 fitore e 3 humbje.