Boksieri Arnold Gjergjaj – “The Cobra” ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj gjermanit Dominic Viall.
Fitore me nokaut qysh në rundin e dytë, duke dëshmuar Gjergjaj se është sikur në ditët më të mira.
Menaxheri i boksierit, Avdyl Salihu, është i lumtur për fitoren e Gjergjajt dhe projektin që e ka realizuar me sukses.

Avdyl Salihu dhe Arnold Gjergjaj
“Edhe një projekt i realizuar me sukses në Zvicër.
Falënderoj përzemërsisht kampionin tonë Arnold Gjergjaj për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional, duke me dhënë hapësirën që të jem ndërmjetësues i Federatës dhe kundërshtarit për titullin WBF Intercontinental, që të njëjtën arriti ta fitoj duke mposht gjermanin Dominic Viall me KO në raundin e dytë.
Falënderoj edhe familjen Gjergjaj për respektin dhe super organizimin e këtij spektakli në Basel”, thotë Salihu.