Neo-zelandezi Israel Adesanya ka triumfuar sot me KO ndaj brazilianit Alex Pereira në eventin UFC-287 zhvilluar në Majemi (Amerikë), duke u rikthyer kampion bote në peshën e mesme.
Një hakmarrje për Adesanya për humbjen e pësuar 5 muaj më parë, duke konfirmuar se në këtë peshë është një mbret.
Pereira (7 fitore e 2 humbje në kafaz), nuk arriti të tregojë të njëjtën formë si në sfidën e parë mes tyre.
Ndërsa Adesanya (24 fitore e 2 humbje na kafaz), ishte në një formë të shkëlqyer, i karikuar dhe këtë gjë e tregoi sot në kafaz, kur e mposhti brazilianin që në raundin e dytë falë grushteve.
Në kafaz pritej një duel më i fortë, por që në raundin e parë neo-zelandezi tregoi epërsinë e tij, duke goditur fort Pereira, që nuk arriti të reagojë.
Në fund, ai hodhi në tapet rivalin duke e goditur dhe detyroi gjyqtarin ta ndalë sfidën. Tashmë të dy sportistët kanë nga një fitore dhe mund të kemi edhe një sfidë të tretë mes tyre.