Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, flet për mëditjet 20 euro të selektorëve të kombëtares së Kosovës (femra e meshkuj) dhe gjendjen e rëndë të boksit.
Majanci thotë se edhe nëpër klube gjendja është e mjerueshme!
“Bota sot”: Pse mëditjet janë kaq të ulëta për selektorët dhe paguhen në ditë 20 euro vetëm kur shkojnë jashtë shtetit me kombëtare. A është diskutuar në bord kjo punë?
Afrim Majanci: Po! Është diskutuar, arsye është që nuk ka mjete boll.
“Bota sot”: Tash ka mjete shumë më shumë për boksin nga MKRS-ja, apo jo?
Afrim Majanci: Nuk e di, këtë e di më mirë sekretari i federatës.
“Bota sot”: Po klubet si qëndrojnë?
Afrim Majanci: Nëpër klube është shkret, nuk ka një të ardhme tani për tani.
“Bota sot”: Çfarë do të thoni me këtë?
Afrim Majanci: Nuk kanë kryesi!
“Bota sot”: Asnjë klub nuk ka kryesi?
Afrim Majanci: Përveç Gollakut dhe Prizrenit që kanë kryesi, sa e di asnjë klub tjetër. Ajo që e di janë në gjendje të rëndë.
"Bota sot": Ju si anëtar i bordit, a merr mëditje?
Afrim Majanci: Jo! Asnjë anëtar i bordit nuk merr mëditje.