Kick - boksierët e Kosovës janë mirë të përgatitur dhe synojnë medalje në Kupën Botërore, që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Në Stamboll janë kryetari i federatës Fatmir Makolli, trajneri Nesret Salihu, gjyqtari Albin Musa dhe garuesit Shkurte Ismaili e Arbër Salihi.
“Në Stamboll po mbahet Kupa Botërore, ku janë pjesëmarrës 45 shtete.
Kosova është me dy garues, një vajze dhe një djalë”, ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, Fatmir Makolli.