Kick-boksierja Shkurte Ismajli ka treguar formë të lartë në kategorinë 59 kg.
Shkurtja i ka siguruar medalje Kosovës në Kupën Botërore që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
“Shkurte Ismaili ka siguruar medaljen e bronztë në disiplinën low-kick në kategorinë 59 kg”, ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës..
Kosova në Kupën Botërore
Makolli është i lumtur me këtë të arritur kur kihet parasysh se në Stamboll gara është shumë e fortë.
Ky është një sukses i madh për kick-box-in dhe sportin e Kosovës.