Në palestrën e Sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, u mbajt turneu ndërkombëtar “Muharrem Mehmeti” në boks.
Boksierët treguan nivel të mirë të boksit, ndërsa rreth 1.000 shikues ishin të pranishëm dhe u kënaqën me disa meçe interesante.
Morën pjesë boksierët nga Bulgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Boksieri më i mirë u shpall Valdrin Etemi, tekniku më i mirë Bashkim Bajoku.
Çifti më luftarak Taulant Jakupi - Redus Karaj dhe boksieri më i mirë i huaj Rumen Rumenov.