Shpëtim Bajoku ka treguar klasin e tij në turneun ndërkombëtar, që u mbajt në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
Bajoku ka shënuar fitore në finale dhe u shpall tekniku më i mirë i turneut ndërkombëtar “Miroslav Petroviq”.
“Kosova fitoi 5 medalje dhe 1 Kupë në turneun ndërkombëtar.
Shpëtim Bajoku shkëlqeu në finale duke mundur unanimisht boksierin nga Serbia Semiz Aliqiç dhe u stolis me medalje të artë.
Ai rrëmbeu kupën si boksieri më teknik i turneut.
Patriot Behrami - medalja e argjendtë dhe 3 medalje të bronzta Gentrit Gashi, Sali Hajdaraj e Benjamin Deva.
Drejtësinë në këtë turne e ndau dhe gjyqtari nga Kosova, Granit Qorri.
Selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.