Në Gjakovë do të mbahet turneu i boksit.
Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për këtë turne.
“Federata e boksit e Kosovës vazhdon me gara sipas kalendarit të garave 2023
Klubi i boksit ‘Sport Center’ në Gjakovë organizon turneun ndërkombëtar tradicional të boksit ‘14 Qershori Dita e Çlirimit të Gjakovës”, që mbahet me 10 Qershor.
Turneu mbahet në Palestrën e Sporteve ‘Shani Nushi’ me fillim në ora 14:00.
Gjyqtarë Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, ilip Nue dhe delegat Sylejman Voca”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.