Luftëtarja braziliane Amanda Nunes mbrojti titullin kampion bote në peshën “bantamëeight” (pesha deri 62kg), në eventin UFC-289 zhvilluar në Vankuver të Kanadasë.
35-vjeçarja, ikonë e arteve marciale mikse, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve luftëtaren meksikane Irena Aldana.
Një sfidë e fortë dhe në përgjithësi e ekuilibruar në të pestë raundet, ku të dyja rivalet dueluan për fitoren, por në fund të tri gjyqtarët i dhanë fitoren ikonës brazilane të kafazit: 50-44, 50-44, 50-43.
Nunes u tregua më e saktë se rivalja falë përvojës së saj, duke e merituar fitoren. Nunes, pasi mbrojti titullin, deklaroi e do të tërhiqet nga sporti (23 fitore e 5 humbje), si kampionë e dyfishtë e botës.
Siç duhet, braziliania mban edhe titullin e kategorisë “featherëeight” (pesha deri 66kg). ndërsa Aldana pësoi humbjen e shtatë në karrierë, ndërkohë që numëron edhe 14 fitore.
Aldana shpresoi deri në fund për ta mposhtur Nunes, por i mungoi goditja finale, ajo që do të bënte diferencën në kafaz. Ndërsa luftëtarja braziliane arriti të kontrollojë sfidën falë grushteve e shkelmave të saj, ndërkohë që disa kapje bënë diferencën në këtë sfidë. Pas duelit, lot për tërheqjen e saj nga sporti.