Dy boksierët kosovarë, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami do të paraqiten sot, në ring në kuadër të Lojërave Evropiane që po mbahen në Krakow.
Bajoku e ka nisur mbarë garimin. Ai e mundi kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, në kategorinë deri në 63.5 kilogramë.
Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për të siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.
Ai sot, do të ballafaqohet me bokserin nga Turqia Kanli Bilge Kafan, teksa Behrami do të përballet me boksierin nga Franca, Traire Bennama Bilall.