Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta ‘Bota sot’ gjithherë është më e mira dhe prej krejt mediumeve tjera.
Gjithherë me ka ndihmuar dhe me ka përkrahur si sportist i Shekullit.
Është kënaqësi e madhe të lexosh gazetën kombëtare “Bota sot”.
Gazeta ‘Bota sot’ është fenomenale, gjithmonë në shërbim të sportisteve dhe është më e mira.
‘Bota sot’ gjithmonë ka shkruar për problemet dhe sukseset e mija. Uroj 28 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’”, ka uruar Salihu.