Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci dhe ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Nënkampioni i botës në boksin amator në vitin 1978, tha se “Bota sot” ka ndikuar edhe në ndërkombëtarizimin e sportit tonë.
“Gazeta ‘Bota sot’ ka qenë dhe është një dritare për të pa larg.
Në këtë gazetë kemi pas informata të sakta nga vendi dhe bota, sa i përket sportit vendor dhe atij ndërkombëtar.
Kjo gazetë ka ndikuar në popullarizimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit vendor”, thotë Bogujevci.