Legjenda e boksit Nazif Gashi, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Gashi, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, edhe sot mbahet mend kur e ka demoluar boksierin ish jugosllav, Marjan Benesh.
Gashi tha se “Bota sot” është përkrahëse e fuqishme e sportistëve.
“Me gazetën ‘Bota sot’, qytetarët dhe adhuruesit e sportit, sportistët vazhdimisht kanë qenë dhe janë të informuar.
Ju lumtë për informim të shpejt e të saktë.
Uroj 28 vjetorin e gazetën kombëtare ‘Bota sot’”, ka uruar Gashi.