Reshat Mati ka arritur një tjetër fitore në karrierën e tij. Në New York, “Ariu shqiptar- The Albanian Bear » e nakutoi kundërshtarin e tij, Dakota Linger, shkruan LIG Sport
Ai e mposhti Dakota Lingerin në mbrëmjes e së shtunës, me nokaut teknik në raundin e nëntë në ringun e « Teatrit Hulu » në pallatin e sportit « Madison Square Garden » në New York City .
Mati gjatë gjithë ndeshjes ishte më i mirë se Linger, por në raundin e nëntë pas disa goditjeve të mira që bëri, detyron gjyqtarin e meçit që të ndalonte garën.
Simbas portalit « The Ring News » ka qenë gjyqtari ai që u detyrua ta ndalonte meçin, pasi boksieri shqiptar po shpërndante goditje pa ndalë në drejtim të kundërshtarit.
Me këtë fitore, Mati vazhdon rekordin e tij fantastik me 14 ndeshje dhe 14 fitore, 8 prej tyre me nokaut.
Ky duel i takon kategorisë së peshave të lehta.
“Ariu shqiptar” tani ka çuar në 14 numrin e fitoreve dhe asnjë humbje, teksa tetë prej tyre i ka me nokaut.
Dibranët në ekstaz me këtë fitore të Reshat Matit.
Faqja e internetit në rrjetin social Facebook « Qyteti i Dibrës » në një status të saj shkruan : « Jemi të emocionuar të njoftojmë se Reshat Mati siguroi një tjetër fitore mbresëlënëse të shtunën e kaluar. Me aftësinë dhe vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme, ai triumfoi ndaj Dakota Linger, duke rezultuar në një përfundim TKO.
Rekordi i Reshatit tani qëndron në një 14-0 mbresëlënës, një dëshmi e punës së tij të palodhur, përkushtimit dhe pasionit të palëkundur për sportin.Përkushtimi i tij këmbëngulës ndaj përsosmërisë është një frymëzim për të gjithë ne. » shkruajn dibranët e facebook- ut « Qyteti i Dibrës »