Shpejtim Shabani eliminohet nga Lojërat Evropiane!
Shpejtim Shabani ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Boksieri ynë, pësoi humbje nga lituanezi, Jonas Jazevicius, me ndërprerje nga gjyqtari, në 1/16 e finales së kategorisë mbi 92 kilogramë.
Në garë tek boksierët tanë ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, e cila garon nesër për medalje dhe normë Olimpike “Paris 2024”.