Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Tahiraj është prej personaliteteve që ka dhënë shumë në vitet e 90-ta qoftë në sport qoftë duke ndihmuar në aspektin humanitar.
“Gazeta ‘Bota sot’ posaçërisht redaksia e sportit vërtet gjithmonë i ka kushtuar rëndësi sportit (sportistëve e sportisteve) vendor të pas luftës.
Po ashtu dhe ish sportistëve e kontribuesve të sportit në kohen e pavarësimit, çka do të thotë kontribuesve të sportit në vitet e 90-ta, ku u mbajt jeta sportive”, ka uruar Tahiraj.