Shqiptarët e Austrisë kishin arsye të festonin në fundjavën që shkoi.
Boksieri nga Kosova, Driton Muharremi e ka regjistruar një fitore të madhe dhe speciale në meçin e tij të radhës.
Ai e rrahu kundërshtarin serb me pasaportë austriake, Nikola Saviq, në një meç që zgjati tri runde në peshat e rënda.
Meçi u zhvillua në Linz të Austrisë në kuadër të organizimit “Creed Fight Nights”.