Klubi i boksit Drita nga Gjilani ka organizuar turneun tradicional ndërkombëtar ‘Agim Rashiti’ në boks, në Palestrën e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti" në Gjilan.
U zhvilluan gjithsejt 16 meçe, u tregua boks i mirë.
Juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut:
Boksieri më i mirë Ersi Gjana (Shqipëri); tekniku më i mirë Rigon Demaku (Kosovë).
Meçi më luftarak Lumturim Xhoxhaj (Kosovë) dhe Nermin Mujdragiq (Novi Pazar).
Shpresa e boksit Riad Isufi (Kosovë).
Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sanxhaku dhe Kosova.