Mark Zuckerberg po stërvitet me ikonat e UFC-së, Israel Adesanya dhe Alex Volkanovski, përpara luftës së tij të përfolur me Elon Muskun.
Është sugjeruar se miliarderët mund të përplasen që kur pronari i Tesla-s, Musk, thirri themeluesin e Facebook-ut, Zuckerberg, në mediat sociale në qershor.
Disa mendojnë se mund të jetë një shaka, por Zuckerbergu duket se po i merr gjërat shumë seriozisht pasi u shfaq në një palestër përkrah Adesanya dhe Volkanovski.
TMZ raporton se Adesanya dhe Volkanovski fluturuan në shtëpinë e Zuckerbergut në Kaliforninë Veriore pas UFC 290 në Las Vegas të shtunën mbrëma.
Zuckerbergu ka komentuar: “Është një nder të stërvitem me ju djem”.
Ndërsa ai kurrë nuk do t’i arrijë standardet e atyre me të cilët po stërvitej, Adesanya u mahnit me atë që pa, duke replikuar postimin në Instagram: “(Emoji trofe). Jo fallcitet me Mark (emoji peshkaqeni). Ky është një biznes serioz”.
Zuckerbergu tashmë ka shfaqur aftësitë e tij luftarake duke fituar dy medalje në një turne brazilian Jiu-Jitsu në fillim të këtij viti.
Në lidhje me mundësinë e takimit të Zuckerbergut dhe Muskut në tetëkëndësh, gazetari i MMA-së, Ariel Helwani tha për ‘talkSPORT”: “Unë me të vërtetë mendoj se mund të ndodhë. Dikush një herë më tha kur vjen puna për të luftuar, ndiq paratë dhe ka shumë para për të bërë atje”.
Ndërkohë, presidenti i UFC, Dana White tha muajin e kaluar: “Unë po flisja me Elonin dhe Markun mbrëmë, të dy djemtë janë absolutisht seriozë për këtë. Kjo do të ishte lufta më e madhe ndonjëherë në historinë e botës”.
“Më e madhe se çdo gjë që është bërë ndonjëherë, do të thyente të gjitha rekordet e pagesës për shikim, këta djem do të mblidhnin qindra miliona dollarë për bamirësi”.
“Dhe nuk është e nevojshme të jesh një tifoz i luftimeve për t’u interesuar në këtë përballje, të gjithë do të dëshironin ta shihnin atë”, theksoi White.