Boksieri nga Kosova, Besart Pireva, ka dëshmuar cilësitë e tija në Itali.
Pireva si kurrë më parë, pa një pa dy në rundin e parë, ka nokautuar boksierin nga Bregu i Fildishtë, Beh Alassane Traore.
Pireva me një goditje si rrufe e hodhi në dysheme kundërshtarin.
“Fitore në raundin e parë me KO.
Zhvillova ndeshjen time të tretë në boksin profesionist kundër një kundërshtari shumë të fortë e më shumë eksperiencë.
Mirëpo, fal përgatitjes të mirë që kemi bërë me trajnerët Gabbanelli Andrea dhe Daniel Marra isha në formën e duhur dhe arrita të fitoj edhe këtë ndeshje.
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen dhe shpresoj të vazhdoj t’ju bëj krenar çdo herë{, ka thënë Pireva.