Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar stadiumin "Fadil Vokrri", ku sonte do të organizohet meçi i boksierëve Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi.
"Gjithçka gati për supermeçin e boksit mes boksierit tonë të madh Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi", ka shkruar Rama në Facebook.
Për Krasniqin ky do të jetë meçi i gjashtëdhjetë, ku ka pesëdhjetë e dy fitore, njëzet prej tyre me nokaut, si dhe shtatë humbje. Ndërsa Mohammedi ka dyzet e pesë meçe të fituara dhe nëntë humbje.
Pjesë e organizimit të sontëm janë edhe shtatë meçe.