Ka përfunduar edhe meçi i shtatë i natës së madhe të boksit në stadiumin "Fadil Vokrri", ku boksierët shqiptarë nuk po ndalen së fituari.
Radha për fitore tani ishte për Armend Xhoxhaj, i cili e mposhti boksierin nga Afrika e Jugut, Lebogang Mashitoa.
Mashitoa u diskualifikua pasi që kishte zbathur këpucën e tij në ring, gjë e cila është e ndaluar, dhe e penalizoi atë me humbje përballë Xhoxhajt.
Pas fitores, Xhoxhaj nuk tregoi mëshirë për kundërshtarin afrikan, duke thënë se ai është i mësuar të ec zbathur pa këpuca në vendin e tij.
"Janë mësuar këta në Afrikë me ec dath pa këpuca. Kam mundur luftën ta përfundojë edhebo para kohës, kundërshtari është mësuar zbathur, faleminderit shumë Robinit, i uroj fitore!", tha Xhoxhaj.