Boksieri Besart Pireva po shënon rezultate të lakmueshme në boksin profesionist.
Fitorja e fundit me nokaut në rundin e parë ndaj boksierit nga Bregu i Fildishtë, Beh Alassane Traore, ka bërë bujë, veçmas e ka mahnitur trajnerin e tij, italianin Andrea Gabbanelli.
“Urime Besart Pireva për fitore ndaj një kundërshtari që kishte me shumë eksperiencë se ju dhe që ishte një boksier i përgatitur në mënyrën më të mirë.
Kur iu propozuam ndeshjen, ju më me keni thënë po, pa pyetur askënd, duke na dhënë besimin e plotë.
Ju keni stërvitur në mënyrë të paparë, me qetësi maksimale, kurrë ndonjë problem, edhe kur e dijmë se kjo përgatitje ka qenë e vështirë.
Të lumtë Besart.
Të lumtë, vazhdo kështu”, ka shkruar trajneri italian.