Anthony Joshua do të përballet me Robert Heleniusin në “O2 Arena” të Londrës këtë të shtunë, një ditë pasi boksieri finlandez u konfirmua si zëvendësues i Dilian Uajt.
Joshua pritej të përballet me britanikun Uajt, por ky meç u anulua pas testit të dopingut që iu nënshtrua ai, njofton “The Guardian”.
Më pas ishte një luftë kundër kohës dhe 72 orë pasi dështoi në test Uajtin, Helenius iu përgjigj thirrjeve të promotorëve.
Ish-kampioni i botës e respekton kundërshtarin e së shtunës, por që kërkon fitore në këtë meç. Xhoshua po punon që t’i jepet prapë rasti për të luftuar për titull të kampionit botëror.