Sot u hodh shorti i Kampionatin Evropian për shkollar që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Në duelet e para do të boksojnë 42 kg Riad Mziu kundër Rinor Berishës, 57 kg Ensar Badallaj ndaj sllovakut Miklas Maximilian dhe 60 kg Flori Tarani përballet me Niko Vukoviq.
“Selektori i shkollarëve Besnik Vranovci është i kënaqur me shortin e boksierëve tanë.
Ai beson se boksierët tanë do të arrijnë të stolisen me medalje në këtë garë”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.