Edhe një sport i ri për Kosovë por jo edhe për rrafshin ndërkombëtar.
WBC Muay Thai zyrtarisht në Kosovë!
Lajmin e ka bërë të ditur Luan Rudaj.
“Me kënaqësi ndajmë lajmin e shpalljes zyrtare: WBC Muay Thai, organizata botërore e njohur për arte marciale, tani është zyrtarisht prezente në Kosovë! Kemi gëzimin të njoftojmë se kam marrë përsipër detyrën zyrtare të përfaqësuesit të WBC Muay
Thai në Kosovë. Ky është një moment i madh për sportin dhe për të rinjtë e Kosovës, si dhe një hap i rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare.
Ne do të sjellim informacione të hollësishme rreth mundësive të bashkëpunimit dhe projekteve të ardhshme në Kosovë.
Qëndroni i lidhur për detaje të mëtejshme”, - njofton Rudaj.