Ka ndërruar jetë legjenda e boksit gjerman, Rene Weller.
Legjenda e boksit botëror, Luan Krasniqi, ndihet i pikëlluar me ikjen në amshim të Rene Weller.
“Rene Weller ishte një nga më të mëdhenjtë e boksit gjerman.
Ishte një luftëtar I madh kundër një sëmundjeje tinzare deri në fund.
Ishte një nder që e takova.
U prehsh ne paqe!”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.