Kosova synon rezultate të mira në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq – Talijan” në boks.
Turneu mbahet nga 4 deri më 10 shtator në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka konfirmuar edhe përgatitjet për këtë turne.
“Nga 24 gushti do të zhvillojmë përgatitje të përbashkëta në Prizren që boksierët të jenë sa më të përgatitur për këtë turne.
Ky turne është për senior dhe të rinj.
Ekipin do ta udhëheq trajneri Mehmet Haxhani me ndihmën e trajnerit Votim Zaplluzhanit”, njofton Demolli.
Lista
57 kg Lumturim Xhoxhaj
60 kg Rexhep Morina
86 kg Arnis Dautaj
92 kg Donat Syla
Elit
54 kg Bashkim Bajoku
60 kg Lorent Murati
67 Kg Shpëtim Bajoku
67 Kg Loris Idrizi
71 Kg Patriot Behrami
86 Kg Taulant Jakupi