Selektori i kombëtares së Kosovës për të rinj në boks, Besnik Vranovci, është krenar me suksesin e fundit në Maribor të Sllovenisë.
Boksieri Ensar Badallaj (57 kg) fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për shkollarë.
Vranovci e ka përgëzuar djaloshin për rezultatin e arritur në këtë garë shumë të fortë.
“Badallaj ka treguar formë të lartë dhe si frytë i kësaj ka shënuar sukses të madh.
Të gjithë ishin të habitur me paraqitjen tonë të mirë”, thotë Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.