Legjenda e boksit të Kosovës, sot vizituan Sarajin në Shkup, duke kujtuar kohërat e arta.
Boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, në vitet e 80-ta, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Naser Bajrami e Kadri Bajrami, sot vizituan vendin ku ushtruan dhe madje edhe hotelin, duke u çmallur.
Ata kujtuan me emocione vitet e arta kur Prishtina u bë pesë herë kampione e ish Jugosllavisë në boks.
“Një vizitë në Saraj me kolegët e klubit pran hotelit ku një pjesë të jetës e kemi kaluar së bashku”, ka shkruar Majanci në profilin e tij në facebook.