Selektori i kombëtares së Kosovës për të rinj në boks, Besnik Vranovci, ka bërë të ditur se sot është shumë i gëzuar që ia shpëtoi jetën një grua në plazhin e Velipojës së Shqipërisë.
Sipas Vranovcit, gruaja humbi kontrollin në notim dhe gati sa i kushtoi me jetë.
“Të gjithë me duartrokitën dhe me falënderuan.
Më krenarja ishte familja ime që vazhdimisht më dha kurajë dhe djali i vogël i im Engjulli.
Djali i madh 13 - vjeçar, Princi, boksieri vrapoi për të më ndihmuar”, tregon Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish boksieri i mirënjohur tha se, pas disave minutave, pas reagimit të shpejt, gjendja u qetësua.
“Pas disa minutave u qetësua edhe gruaja mbi 50 – vjeçare nga Podujeva dhe e gjithë familja erdhën të më falënderojnë”, ka përfunduar Vranovci.