Petrit Mazrekaj bokson në profesionalizëm, ka bërë një mrekulli.
Mazrekaj me biçikletë ka udhëtuar nga Austria për në Kosovë dhe ka arritur brenda pesë ditëve.
Ai ka arritur me sukses dhe është krenar, ku është pritur edhe nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Mazrekaj pranon dhuratën nga Ramosaj
“Kam udhëtuar me biçikletë nga Austria për në Kosovë, ku kemi dhuruar paratë e sponsorëve për njerëz të varfër”, thotë Mazrekaj për gazetën “Bota sot”.
Duhet theksuar se para pak viteve pritej meçi mes Mazrekajt dhe Velko Razhnatoviq, djali i kriminelit të luftës, Zhelkos (Arkan), por që kurrë nuk u realizua.
Djali i Arkanit u frikësua dhe asnjëherë nuk i doli në ring kryetrimit nga Kosova.