Boksierët e Kosovës synojnë medalje në turneun e njohur në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Mustafa Hajrulahović –Talijan”.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ka publikuar edhe përballjet e boksierëve e ditës së nesërme në turneun në Sarajevë.
“Turneu ndërkombëtar ‘Mustafa Hajrullahoviq –Talijan’ në Sarajevë, mbahet për tre ditë, nga 6 deri më 9 shtator.
U mbajt mbledhja teknike e turneut, pjesëmarrës 14 shtete nga Evropa dhe Azia.
Nesër me 6 shtator në ring paraqiten dy boksierë tanë: 57 kg Lumturim Xhoxhaj kundër boksierit nga Bosnja e Hercegovina Alen Slivo dhe 86 kg Arnis Dautaj ndaj kazakut Viktor Litvinov”, ka bërë të ditur Demolli.