Boksieri Patriot Behrami është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq –Talijan” në Sarajevë.
Behrami ka tregua boks të mirë dhe me meritë kualifikohet.
“Në kategorinë 71 kg Patriot Behrami fitoi kundër austriakut Martin Laskaj dhe u kualifikua në gjysmëfinale”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Behrami synon finalen e madhe në Sarajevë.