Dueli për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse për femra, mes amerikanes Alexa Grasso dhe venezuelianes Valentina Shevchenko, u mbyll në barazim.
Për pasojë, Grasso (16 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierë) mbrojti titullin kampion të këtij Divizioni.
Një duel mjaft i fortë mes pesë raunde zhvilluar në Las Vegas në eventin UFC Noche, ku të dyja luftëtaret dueluan fort për fitoren. Shevchenko (23 fitore, 4 humbje e 1 barazim në karrierë), synonte të rimerrte titullin kampion bote, por pa sukses, duke dalë e zhgënjyer nga kjo sfidë.
Një nga gjyqtarët ia dha fitoren Grasso, njëri ia dha fitoren Shevchenko, ndërsa gjyqtari i tretë dha barazim, rezultat ky që që mbeti në fuqi. Gjithsesi, sfida ishte mjaft e fortë dhe të dyja sportistet dueluan për fitore, duke dhuruar spektakël në kafaz. Ka gjasa që të zhvillohet një duel i tretë mes tyre.