Avdyl Salihu, Management Promotion, thur elozhe për ish boksierin e gjeneratës së artë të klubit Prishtina.
Salihu me Muharrem Gjocajn paralajmërojnë një aktivitet të boksit në Kosovë.
“Çdo sukses i imi është edhe sukses i juaji.
Kjo fjalë e thjeshtë por më domethënie të madhe po ja kushtoj Profesor Muharrem Gjocaj i cili nga fillimi i karrierës sime në boksin profesionist qëndroi pranë meje në momente të vështira dhe të lumtura si dhe më këshilloi nga fillimi për zanatin që tani më kisha filluar si Manager, Promoter dhe Matchmaker në boksin profesionist.
Normal gjithmonë në rrugëtime të tilla ke edhe pengesa, kundërshtime nga persona X që fatkeqësisht mundohen të të pengojnë në zhvillim, mirëpo me korrektësi dhe profesionalizëm i zgjodhëm edhe këto negativitet dhe çuditërisht të njëjtit më pas kërkojnë madje edhe të bashkëpunojnë!
Gjithsesi edhe njëherë falënderoj publikisht Gjocaj për mbështetjen dhe shumë shpejt do të dalim me një njoftim për projektin tonë të radhës në Kosovë”, ka thënë Avdyl Salihu.