Në Kampionatin Ballkanik të boksit që po mbahet në Albena të Bullgarisë në ring sot u ngjit boksieri ynë, Bashkim Bajoku.
Në kategorinë deri në 54 kilogramë, Bajoku u përball me boksierin nga Bullgaria, Jasen Radev.
Radev rezultoi të jetë kundërshtarë i vështirë për Bajokun, pasi që ky i fundit pësoi humbje nga boksieri bullgar.
Vlen të theksohet se vëllai i Bashkimit, Shpetim Bajoku boksoi mbrëmë ndaj serbit, Semir Aliçiq, të cilin e shkatërroi duke e mposhtur në kategorinë deri në 67 kilogramë.