Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë nënshkruar kontrata për një ndeshje për titullin e peshave të rënda në Arabinë Saudite, sipas ESPN.
Ndeshja mund të zhvillohet më 23 dhjetor ose në janar, bëjnë të ditur burimet.
Së pari, Fury duhet të përballet me ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou, më 28 tetor në Arabinë Saudite.
Fury-Usyk do të kurorëzojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda të boksit dhe është një takim i rrallë mes dy boksierëve që njihen si dy nga më të mirët në botë.
Fury dhe Usyk ishin në bisedime për të luftuar prillin e kaluar në stadiumin Wembley të Londrës përpara se negociatat të dështonin në momentet e fundit.